Salianji tregon të vetmin peshk të madh që u kap

Salianji tregon të vetmin peshk të madh që u kap

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë të mbajtur 1 shkurt të vitit 2018, ku do diskutohej për projektligjin e arsimit të lartë, deputeti Salianji mori vëmendjen e të gjithëve me veprimin e tij.

Pasi i drejtoi gishtin e mesit kryeministrit Rama, ai tentoi të futej në parlament me një peshk të madh për të ironizuar temën e shumëpërfolur të "peshqve të mëdhenj". I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në Ora News, Ervin Salianji tregoi se peshqit që janë aty brenda nuk do kapen kurrë.

Ervin Salianji: Ky është një tjetër simbolikë. Për shkak se kryeministri është artist ose gjasme artist, politika ka shkuar më shumë drejt simbolikës apo përmbledhjes së shumë fjalëve apo veprimeve në një akt të vetëm. Këtu diskutimi që të gjithë populli apo qytetarët e kanë dëgjuar, do kapet peshku i madh, por në fakt, i vetmi peshk që është kapur deri tani është ky që kam unë në dorë. Ata peshqit që janë aty brenda, pa diskutim që nuk do kapen.

Rudina Dembacaj: Ku shkoi ky peshk?

Ervin Salianji: Tek "PPP" (Partneriteti Publik Privat).

EMISIONET