Salianji: Rama do t'i japi hipotekë kanabisit

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së ERvin Salianji u shpreh se Rama është duke i dhënë hipotekë kanabisit në vend.

Salianji: Sa herë vijnë zgjedhjet kanabisi përdoret edhe më shumë. Është një oferte për grupet kriminale që të sjellin vota për PS-në. Tani tha se do ta legalizojë për 7 vite. Në Shqipëri ishte thuajse i legalizuar, tani do t’i japë hipotekë. Është krijuar ideja që njerëzit dhe ekonomia përfiton, por nuk përfitojnë as fshatarët, as fermerët, paratë shkojnë vetëm te grupet e strukturuara kriminale.


EMISIONET