Salianji: Kompania e burrit të deputetes socialiste rilindi me ardhjen në pushtet të Ramës

Salianji: Kompania e burrit të deputetes socialiste rilindi me ardhjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar denoncimet nga Gjykata e Tiranës ndaj përfaqësuesve të mazhorancës.

Ai është përballur me padinë e deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati, e cila e ka akuzuar për shpifje dhe kërkon dënimin e tij në lidhje me një deklarim të bërë në adresë të bashkëshortit të saj.

Ervin Salianji: Këta duan të zhvasin, të vjedhin dhe t’u thuash “bravo ju qoftë”. Pasqyrat financiare të kompanisë “Elcom”, kompania e bashkëshortit të deputetes së PS, në vitin 2012, kur Edi Rama nuk ishte në pushtet, ka patur pothuajse një bilanc negativ ose zero. Me ardhjen e “Rilindjes”, rilindi edhe kompania e familjes së Klotilda Bushkës, duke bërë xhiro mbi 3 miliardë lekë."

Ish-deputeti demokrat është marrë i pandehur dhe në dosjen "Babalja" së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe dy të pandehurit e tjerë Albert Veliaj dhe Alfred Alizoti.


EMISIONET