Berisha: Shqipëria rrezikon të mos i hapen negociatat

Berisha: Shqipëria rrezikon të mos i hapen negociatat

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin Artur Zheji në "360 Gradë", në Ora News, thotë se Shqipëria rrezikon t'i përsëritet skenari i vitit 2016 për negociatat.

Berisha: Shqipëria është sot delja e zezë, vendi i damkosur për rekordet më të zeza të instaluara nga Edi Rama. Shqipëria edhe pas 4 vitesh rrezikon të përsërisë rekomandimin e 2016-s. Dmth nuk hapen negociatat, por merr dhe këto detyra. Kjo përbën një problem shumë madhor për Shqipërinë. Shqipëria sot është më e përçarë se kurrë. Edi Rama ka futur në vend një përçarje veri-jug, as zoografi nuk mund ta ketë bërë. Sepse ka përjashtuar tërësisht veriun nga investimet.

Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë që Bundestagu të bojkotojë një kryeministër

Berisha: A ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Bundestagut që t'i bojkotohet darka një kryeministri? A ka ndodhur ndonjëherë që ta nxjerrin jashtë në foton familjare me zv/Presidentin e Shteteve të Bashkuara sepse u paraqit si pallavesh me këpucë të kuqe. Protokolli është respekti maksimal ndaj popullit që përfaqëson.



EMISIONET