Salah kthehet në shtëpi, tifozët "miting" para banesës së tij

Mohamed Salah pas eliminimit në Botëror është kthyer në vendlindje për të shijuar disa ditë pushim.

Por futbollisti i Liverpool nuk e kishte llogaritur që mund të përballej me situata të paparashikuara, të cilët e kanë shqetësuar disi.

Papritur rreth shtëpisë së tij në Egjipt qindra tifozë janë mbledhur duke qëndruar jashtë me idenë për të takuar e bërë foto me 25-vjeçarin, por kjo shkaktoi një bllokim të konsiderueshëm të trafikut në zonën përreth.

Menjëherë u angazhua policia e cila mori masa për të mbrojtur shtëpinë e futbollistit dhe për të parandaluar çdo shqetësim, që mund të ndikonte tek ai, derisa mundi të largohej me familjen e tij për të shkuar diku tjetër. Natyrisht, Salah u ndal vetëm disa minuta për të bërë fotografit me tifozët dhe nënshkruar autografe.

EMISIONET