Sadiku gjen marrëveshjen me klubin turk, tani vendos Levante

Sadiku gjen marrëveshjen me klubin turk, tani vendos Levante

Armando Sadiku ka hequr dorë nga dëshira për të luajtur në La Liga me Levanten. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur marrëveshjen me klubi e Superligës turke, Trabzonspor.

Mësohet se klubi turk i ka ofruar Sadikut një pagë prej 700 mijë eurosh në vit elbasanasit dhe ai ka pranuar menjëherë ofertën. Por tani problemi qëndron tek Levante, që nuk kërkon të heq dorë kaq lehtë nga shërbimet e tij.

Klub i La Liga kërkon së paku 700 mijë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, por kjo shifër duket e lartë për Trabzonspor. Gjithsesi duke parë që Sadiku nuk është në planet e trajneri Paco Lopez, drejtuesit e Levantes mund të vendosi të pranojnë ofertën për t’u liruar nga paga e 28-vjeçarit, e cila shkon në rreth 600 mijë euro.

Por ndërsa Trabzonspor vazhdon të negociojë me Levanten për të gjetur akordin për transferimin e Sadikut, trajneri Unal Karaman, i ka kërkuar sulmuesit elbasanas që gjatë kësaj periudhe të stërvitet me ekipin e Levantes, në mënyrë që ai të jetë gati kur të nënshkruajë me klubin e ri.

Unal Karaman dëshiron që Sadiku të jetë në formë kur të bashkohet me Trabzonspor, pasi e shikon si pjesë tepër të rëndësishme në projektin e tij. Në sezonin e fundit 28-vjeçari grumbulloi 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Luganos, duke shënuar tre gola.

EMISIONET