Sabiani me një pasion të ri, mbjell kastraveca e domate tek ballkoni i studios

Sabiani me një pasion të ri, mbjell kastraveca e domate tek ballkoni i

Këngëtari i njohur Sabiani, ka treguar në emisionin “Why Not” në RTV Ora se përpos muzikës dhe artit ka zbuluar një pasion të ri gjatë karantinës. Ai ka mbjellë disa perime në ballkonin e studios dhe shprehet se ka filluar t’i pëlqejë kjo gjë.

Roza Lati: Përpos artit dhe muzikës, një nga pasionet e tua është të merresh edhe me bimët.

Sabiani: Nuk do të them pasion, kjo ishte rastësi, tani në kohën e karantinës për të mbuluar atë pjesën e ballkonit të studios. Bleva disa vazo e po mendja çfarë të mbillja dhe si me shaka mbolla domate, kastraveca edhe xhinxher. Është pasion i vonuar, por po më pëlqen.

EMISIONET