Sa u pagua për rolin në filmin “I Love Tropoja”? Flet për herë të parë aktori Irgen Cela

Sa u pagua për rolin në filmin “I Love Tropoja”? Flet

Irgen Cela ndryshe njihet edhe si Xhoda është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ku një ndër temat që ka folur është edhe roli i tij që ka pasur në filmin “I Love Tropoja”.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku për pagesën që ka marrë nga ky film, aktori shprehet se është paguar shumë mirë.

Ester Bylyku: Sipas gojëve të liga është thënë se për atë filmë, aktorët ose janë paguar shumë ose me thërrime.

Irgen Cela: Unë personalisht jam shumë i kënaqur me pjesën time se sa jam paguar. Jam i kënaqur nga çdo gjë në atë film.

Ester Bylyku: Më kanë thënë gjithashtu që Enca është një tip shumë i vëshitë për të bashkëpunuar, thonë që sillet pak si Diva.

Irgen Cela: Jo fare. Enca është shumë e thjeshtë në punë dhe shumë profesinale. Unë e kam njohur në marrëdhënie me aktrimin dhe jo në raport si këngëtare dhe ishte shumë korekte me çdo gjë. Vërtet për t’u befasuar. Në kokën time edhe unë këto përshtypje kisha por nga afër ishte tjerër.

EMISIONET