Sa shumë emra për Interin, tjetër kroat për Conten
Sulmuesit janë kthyer në modë te Interi.
Klubi zikaltër kërkon që të përforcojë sulmin dhe emrat në listën e Antonio Contes nuk mungojnë. Pas Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku, në listën e dëshirave të ish-trajnerit të Juventusit ka përfunduar edhe Ante Rebic.
Kroati i Eintracht Frankfurt shihet si pasuesi ideal i Mauro Icardit, që prej kohësh ka bërë gati valixhet. Kosto është një tjetër problem për Interin, me Eintracht që e vlerëson 26 vjeçarin rreth 40 milionë euro.
Gjithsesi, fokusi i klubit nga Milano është te mesfusha, ku emrat janë të shumtë. Lazaro, Barella dhe Mateo Kovacic shihen si përforcimet ideale për Conten, që kërkon të rikthejë lavdinë e munguar te klubi zikaltër.