Sa për qind e serbëve duan intervenim ushtarak e sa janë për njohjen e Kosovës?

Sa për qind e serbëve duan intervenim ushtarak e sa janë për

Një sondazh, i kryer në Serbi, tregon se dhjetë për qind e serbëve preferojnë ndërhyrjen ushtarake të vendit të tyre në Kosovë, por 36 për qind kërkojnë që Serbia të rrisë ndikimin ekonomik në Kosovë dhe kështu edhe fitimin.

Serbia do të duhej të rriste ndikimin e vet në tregun e Kosovës dhe në këtë mënyrë të rrisë fitimin ekonomik nga bashkëpunimi. Kështu konsideron pjesa më e madhe e serbëve të anketuar, sipas hulumtimit më të ri të agjencisë “Faktor plus”, bën të ditur Tanjug, transmeton Koha.net.

Gati është i njëjtë numri i të anketuarve që janë deklaruar për ndërprerjen e dialogut midis Beogradit e Prishtinës dhe i atyre për vazhdimin e tij.

Në pyetjen se cilat masa do të duhej të ndërmerrte Serbia për të mbrojtur interesat e veta ekonomike në Kosovë, 36 për qind e të anketuarve konsiderojnë se duhet të rrisë ndikimin në tregun e Kosovës dhe në këtë mënyrë të rrisë fitimin.

Më pak se e treta e të anketuarve (27 për qind) se nuk mund të bëhet asgjë nëse Kosova bëhet gjithnjë e më e pavarur nga Serbia në kuptimin politik dhe ekonomik, 20 për qind konsiderojnë se Serbia duhet të definojë qartë kërkesat e veta pronësore-juridike kundruall palës shqiptare, ndërsa 10 për qind e të anketuarve nuk kanë mendim rreth kësaj çështjeje.

Të pyetur se cili duhet të jetë hapi i ardhshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Kosovën, 36 për qind e të anketuarve janë përgjigjur vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel, ndërsa 33 për qind konsiderojnë se negociatat duhet ndërprerë deri sa të mos themelohet Asociacioni (Bashkësia) e Komunave Serbe.

Rezultatet e anketimit tregojnë se për ndërhyrje ushtarake janë 10 për qind e qytetarëve, 8 për qind janë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, 7 për qind për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve, ndërsa 6 për qind për tërheqjen e nënshkrimit të Beogradit nga Marrëveshja e Brukselit, përcjell Koha.net.

Reagimi i presidentit Vuçiq dhe i Qeverisë së Serbisë ndaj krizës në pjesën veriore të Kosovës për 61 për qind të të anketuarve ka qenë i mençur, për 11 për qind i pashmangshëm, ndërse një përqindje e njëjtë e të anketuarve e vlerësojnë si të planifikuar paraprakisht.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, 56 për qind, konsideron se reagimi i Ushtrisë së Serbisë gjatë krizës në veri të Kosovës futi besim dhe siguri, 20 për qind se nuk kishte, ndërsa 10 për qind, përkatësisht 9 për qind konsiderojnë se reagimi fuste frikë e mosbesim, transmeton Koha.net.

EMISIONET