Andi Koraqi shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora, ku ndër të tjera ka treguar se sa shqiptarë mund të ishin të infektuar me koronavirus nëse do testoheshin të gjithë.

Arjon Muça: Sot po përflitet shumë për testet seorologjike, pra kemi më shumë raste se po bëjmë më shumë testime apo thjesht kemi më shumë raste?

Andi Koraqi: Në periudhën pas karantinimit po bëhen më shumë testime, por edhe janë shtuar më shumë rastet.

Arjon Muça: Nëse të gjithë shqiptarët do testoheshin sa do të ishte përqindja e shqiptarëve me Covid-19 asimptomatikë sipas jush?

Andi Koraqi: Llogaritet që pacientët asimptomatik janë 80% ose më shumë. Nëse ne kemi 10 raste e shumëzojmë me 5 ose 10 rastet e tjerë asimptomatik.

/Ora News.tv/