Rusia nderon Forcat e Armatosura

Rusia nderon Forcat e Armatosura

Më 23 shkurt Rusia nderon burrat që shërbejnë në Forcat e Armatosura. Për këtë ditë, Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë organizoi një pritje të veçantë ku ambasadori  Mihail Yurevich Afanasjev dhe atashehu ushtarak folën për rolin që ushtria ruse po luan kundër terrorizmit.

Mihail Yurevich Afanasjev: Historikisht Forcat e Armatosura të vendit tonë kanë qenë jo vetëm aleatë të besueshëm të popullit tonë por edhe garantet e sigurimit të paqes dhe sigurisë në tërë botën.

Atashehu ushtarak: Ushtarët e qendrës ruse për pajtimin e palëve ndërluftuese në Siri kanë kryer më shumë se 2000 operacione humanitare në 2019.Mjekët ushtarakë kanë ndihmuar 109 mijë civilë. Që nga viti 2015 rreth 2 mln refugjatë dhe persona të zhvendosur janë rikthyer në vendbanimet e tyre.

Ambasada ruse kishte ftuar diplomatë dhe personalitete të larta të vendit për të kujtuar këtë ditë.

Aktualisht Rusia është e përfshirë me operacione ushtarake në Siri përkrah forcave qeveritare dhe presidentit Asad.

Përfshirja e Rusisë në luftën siriane sipas Moskës ndihmon luftën botërore kundër terrorizmit.


EMISIONET