Rusia mohon akuzat e SHBA-së për fushatë spekulimi për koronavurisin në rrjetet sociale

Rusia mohon akuzat e SHBA-së për fushatë spekulimi për

Rusia ka mohuar me forcë pretendimet se po dezinformon në rrjetet sociale në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.

Zyrtarët amerikanë thanë se llogaritë lidhura me Rusinë po bënin pretendime të pabaza se Amerika filloi shpërthimin e epidemisë.

Mijëra profile në Twitter, Facebook dhe Instagram po i jepnin zë teorisë, thanë zyrtarët.

Duke iu përgjigjur akuzave të shtunën, Ministria e Jashtme ruse i hodhi poshtë si "të rremë" pretendimet.

"Kjo është një histori e rreme dhe e qëllimshme ", tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova për agjencinë e lajmeve ruse Tass.

Mbi 2,000 njerëz kanë vdekur, kryesisht në Kinë, dhe më shumë se 76,000 njerëz janë konfirmuar që kanë koronavirusin e ri.

Virusi, i cili filloi vitin e kaluar në provincën Hubei në Kinë, shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të quajtur Covid-19.

Më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA, Philip Reeker, tha se aktorët rusë "keqdashës" po përpiqeshin të përhapnin dezinformata në lidhje me origjinën e koronavirusit.

Një teori konspirative  që qarkullon në internet në disa gjuhë  pretendon se virusi është një përpjekje për të zhvilluar "luftë ekonomike kundër Kinës".

"Duke përhapur dezinformata për koronavirusin, aktorët malinje rusë po zgjedhin përsëri të kërcënojnë sigurinë publike duke u shpërqëndruar nga reagimi global i shëndetit," i tha agjensisë së lajmeve AFP Phillip Reeker, ndihmës sekretar i shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Postimet akuzuan gjithashtu bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates për përfshirje në shpërthim.

EMISIONET