Aksidenti i tmerrshëm, furgoni përplaset me kamionin, 15 të vdekur

Aksidenti i tmerrshëm, furgoni përplaset me kamionin, 15 të

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur pasi një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion në rajonin e Mari El, në perëndim të Rusisë.

Aksidenti ndodhi të enjten (16 nëntor) në një autostradë rajonale ndërsa autobuzi po përpiqej që të parakalonte një automjet tjetër dhe u përplas me kamionin që po transportonte dru.

Policia tha se numri i të vdekurve është rritur në 15, përfshirë një grua e cila vdiq rrugës për në spital. Katër persona të tjerë janë shtruar në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas burimeve në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë.

 

EMISIONET