Rusi 2018, Italia rekord historik bastesh

Rusi 2018, Italia rekord historik bastesh

Edhe pse Italia nuk është pjesë e kampionatit Botëror të futbollit që po zhvillohet në Rusi, shoqëritë e basteve sportive në Itali po shënojë  një rekord absolut të ardhurash në çdo ndeshje të këtij Botërori.

Stimohet se bastet e lujtura në Itali përgjatë ndeshjeve Rusia 2018 do të kapërcejnë vlerën e 270 milionë euro.

Një gjë është e qartë se nëse futvolli i kombëtares italiane po kalon një krizë të thellë, bastet sportive janë në lulëzim të plotë. duke përfshirë një numër gjithmonë e më të madh personash që luajnë në lotot sportive.

E nuk janë vetëm të apasionuar pas futbollit e tifozë, por dhe kuriozë të rastit apo njerëz të thjeshtë që duan t'i shtojnë këtij kampionati ku Itali nuk është pjesë, një drithmë emocioni sportiv pse jo dhe me mundësinë e një fitimi ekonomik.

Rritja e merkatos së basteve përgjatë këtij botërori është shënuar dhe nga futja e mundësive të reja për të luajtur nga ana e shoqërive sic është kuota  përgjatë ndeshjes live, kuota për kartonat e kuq apo të verdhë të lojtarëve, për cdo goditje këndore etj.

E pra përgjatë këtij Botërori italianët vënë baste kudo e me cdo mjet. Por rritja historike ekonomike e merkatos së basteve në Itali përkon sivjet dhe një datë të veçantë siç është 20 vjetori i lejimit zyrtar të basteve sportive në Itali.

Më 1998 në Itali u luajt basti i parë zyrtar e ishte viti i Kampionatit Botëror që zhvillohej në Francë.

Shoqëritë e lotove sportive në këtë event futbollistik ofronin  kuota për ndeshje specifike të këtij botërori. Ndeshja e parë me të cilën italianët mund të luanin bastet e tyre ishte ndeshja e  27 qershorit të 1998 Itali-Norvegji, ndeshje e luajtur në stadiumin Velodrome të Marsiglias e që përfundoi me fitoren 1-0 të Italisë me gol të Bobbo Vierit në minutën e 18 të pjesë së parë.

Sot pas dy dekadash bastet sportive shënojnë për Italinë një nga zërat më të rëndësishëm në industrinë e lojërave.

Viti 2017 ka shënuar rekordin absolut të këtyre 20 viteve me rreth 1.3 miliardë euro neto të basteve të luajtura ku gati gjysma e tyre janë luajtur online.

EMISIONET