Rudina hapur kundër Bashës: Kur nuk qeveris shtëpinë tënde, s'mund të qeverisësh vendin

Rudina Hajdari ka nisur ethshëm aksionin për formimin e një partie të re politike. Me nota kritike ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, ajo ka folur mbrëmjen e sotme si një lidere alternative e së djathtës.

Hajdari ka përsëritur se vendimi për djegien e mandateve është marrë në mënyrë autoritare pa u konsultuar me bazën e partisë.

Deklaratat i bëri në studion e emisionit "Open" të Eni Vasilit, ku duke ju referuar Bashës ajo u shpreh: "Nëse nuk qeveris dot shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin”.

Rudina komentoi edhe deklaratën e ish-udhëheqësit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e quajti “e bija e babait”.

"E kam thënë edhe më herët, është një kompliment për mua dhe unë do të vazhdoj të qëndroj me të njëjtën sjellje politike. Sali Berisha është një figurë simbolike e PD-së, por kam marrë gjërat më të mira prej tij, duke mos komunikuar shpesh me të kohët e fundit” tha Rudina.

EMISIONET