Rudina Hajdari: Qeveria dhe PD nuk e duan ndryshimin e sistemit

Rudina Hajdari: Qeveria dhe PD nuk e duan ndryshimin e sistemit

Ndryshe nga opozita jashtë parlamentare, ajo brenda parlamentit e shikon thelbin e reformës zgjedhore tek ndryshimi i sistemit.

Në një intervistë për Ora News, deputetja Rudina Hjadari thotë se edhe qeveria edhe Partia Demokratike nuk e duan ndryshimin e sistemit.

Rudina Hajdari: Ndryshimi i sistemit ka qenë një diskutim i gjatë në PD. E kanë përqafuar disa herë. Fakti që ata kanë ndryshuar mendje dhe kanë ardhur me asnjë propozim konkret në lidhje me këtë temë, atëherë i bie që nuk e kanë seriozisht. 

Për ata që i kanë premtuar demokratëve dhe qytetarëve që e duan ndryshimin e sistemit, faktikisht po del që nuk e duan ndryshimin e sistemit. Ndryshimi i sistemit është thelbi i të gjithë reformës zgjedhore, sepse nuk mund të kemi një reformim të të gjitha hallkave pa ndryshuar ata që është thelbi. 

Thelbi është se nëse shqiptarët vazhdojnë të votojnë në të njëjtën mënyrë vetëm me siglat e partive politike, atëherë manipulimi i zgjedhjeve do të ndodhë gjithmonë.  Mazhoranca shpesh herë përpiqet të fshehë dorën. Thotë që është pro, por nga ana tjetër në deklaratat publike unë shoh një lloj ndrojtje dhe kanë hezituar që të thonë se ka një konsensus mbi këtë pikë. 

EMISIONET