Rudi tregon kafen 6 oreshe

Rudi tregon kafen 6 oreshe

Rudina Dembacaj, një ndër aktoret e humorit më të njohura në Shqipëri është nënë e një vajze dhe tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin.

E ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo tregon se gjithcka filloi nga një incident me makinën e saj.

“Më ngeci makina në lavazh, nuk ndizej. I thashë cunit, si t’ia bëjmë e më tha që është njëri këtu. I thashë të lutem ik thirre pak se isha veshur dhe si zonjë me taka të larta. Shkoi e më tha nuk vjen. Përse nuk vjen? Se nuk të njeh dhe nuk punon për cdo njeri. Shkova vetë, i thashë më ka ngecur makina dhe për asnjë moment nuk më pa në sy. E ndezi makinën, e rregulloi dhe më pas u bëra kliente e tij. 

Mund të them se ishte dashuri me shikim të parë, që në momentin kur e pashë më ka bërë përshtypje. Besoj se është dashuri me shikim të parë pasi u impresionova nga shikimi dhe sjellja e Aleksit. 

Më pëlqente por nuk mund të them se kjo shkëndijë filloi direkt. Ishte 1 vit e gjysmë që isha kliente dhe e merrja në telefon për pyetjet më idiote. Ne e pinim kafen cdo ditë në të njëjtën kafe dhe e përshëndesja. 

Kafja jonë e parë ka qenë rastësi. Unë po kaloja shumë shpejt me makinë te lagjia ime dhe më mori ne telefon  e më tha: Ec pak më avash. U ktheva, pimë një kafe që zgjati 6 orë. Pastaj fejesën, martesën i bëmë shumë shpejt,” – u shpreh Rudina. 

Shikoni videon lart te emisionit te plote me batuta e shume te tjera.


EMISIONET