Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se nuk është bërë pishman për zgjedhjen e Ilir Metës në krye të Shtetit. Gjatë bashkëbisedimit me gazetaret, kryeparlamentari u shpreh se nga Meta pret vetëm zbatimin e Kushtetutës dhe jo plotësimin e orekseve politike.

Ruçi: Lidhur me deklaratën time para raundit të 4, kuk jam bërë pishman, ka qenë një deklaratë e cila përfaqësonte jo vetëm mendimin tim, por edhe sikur të përfaqësonte mendimin tim si kryetar të grupit, përsëri theksoj dhe sot e kësaj ditë nuk kishte luksin Shqipëria që të kalonte nga zgjedhje në zgjedhje.

Ka qenë deklaratë që Kuvendi e mbështeti dhe e kurorëzoi me zgjedhjen e Presidentit

Nuk jam pishman për votën që jap dhe për qëndrimet që jap. Nuk kam pritur që presidenti i republikës, kushdo që të ishte edhe zoti Meta,  të operojë gjatë përmbushjes së detyrës sipas orekseve politikë apo partiake të asnjë pale. Kam pritur dhe pres  që zoti Meta të zbatojë kushtetutën dhe vetëm kaq.

Edhe përkthimet e ligjeve është në kompetencën e tij që me dekret ka kthyer dy pr/ligje.

/Ora News.tv/