Rruli përplas për vdekje punëtorin në bypassin e Fierit

Një tjetër aksident i rëndë në punë është shënuar, këtë herë në Fier. Në Bypassin e Fierit një 18 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makineri e rëndë.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur teksa i riu Mateo Koza ishte duke punuar ndërsa është shtypur nga rruli.

By pasi i Fierit po zbatohet nga kompania “Alba Building” e cila është nënkonkraktore e “CGC”, Combined Group Contracting”.

I ru i cili gjeti vdekjen e menjëhershme ishte banues në Tepelenë.

Menjëherë pas  marrjes së njoftimit në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka mbledhur provat mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ende mbetet enigmë ngjarja, por edhe një herë duket se mungesa e sigurisë në punë mbetet një element shqetësues.



EMISIONET