Rrugorët “dështojnë” në Elbasan, kaos në rrugë, policia mungon në nyjet kryesore

Rrugorët “dështojnë” në Elbasan, kaos në

Në shumë rrugë të Elbasanit, lëvizja e mjeteve është e vështirë për shkak të situatës kaotike që krijohet. Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve ankohen për punën e policisë rrugore në Qytet, që sipas tyre, më shumë për menaxhimin e trafikut duket e angazhuar për të vënë gjoba.

Këto pamje tregojnë kaosin që krijohet në disa prej rrugëve dhe nyjeve kryesore të Elbasanit.

Lëvizja në aty është kthyer më stres për qytetarët të cilët ankohen për keqmenaxhimin e trafikut nga policia rrugore

Menaxhimin e trafikut në unazën jugore, ku ndodhen edhe dy pikat e zeza të trafikut, kryqëzimi i Cërrikut dhe i ashtuquajturi kryqëzimi i Bashkisë.

Përkundër kësaj situatë shqetësuese për qytetarët, puna e policisë së rrugorëve të Elbasanit duket se është e orientuar në tjetër drejtim.

Taksistët në Elbasan, thonë se janë bërë “pre e gjuetisë” së rrugoreve për Gjoba.

Por nga frika e hakmarrjes denoncojnë vetëm jashtë kamerave

Nuk dihet nëse është porosi e drejtuesve, apo policët rrugore të Elbasanit e justifikojnë me gjoba atë që qytetarët e konsiderojnë dështim në menaxhimin e kaosit në rrugë.

EMISIONET