Rrufeja godet malin, humbin jetën katër turistë

Rrufeja godet malin, humbin jetën katër turistë

Një rrufe ka goditur malet Tatra të Polonisë duke shkaktuar vdekjen e katër turistëve, mes tyre 2 fëmijë.

Një tjetër person ndëroi jetë pasi u godit nga stuhia në West Tatras. Rrufeja preku një grup turistësh që po eksploronin në majën e malit Giewond, një mal 1894 metra i gjatë në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se kanë mbetur rreth 100 persona të plagosur.

Sipas dëshmitarëve, mëngjesi me diell u vërenjt dhe filluan stuhitë e rrufetë.

"Askush nuk e priste që të shpërthejë një stuhi kaq e papritur, dhe nga këndvështrimi ynë njerëzor ishte diçka e pamundur të parashikohej," tha kryeministri Mateusz Morawiecki pas një takimi të një këshilli emergjence në qytetin jugor të Zakopane.

Kishte raportime për viktima në pjesë të ndryshme të vargmalit. Të paktën katër helikopterë shpëtimi u dërguan në zonë.

EMISIONET