Menaxheri i futbollistëve Elton Marini ka konfirmuar kontaktet me lojtarit të tij, Eduart Rroca dhe Partizanit, por nuk zyrtarizoi asgjë. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" deklaroi:

"Normalisht që nuk është dinamika që skuadrat të bëjnë merkato në 10 ditët e fundit të saj. Nuk është se ka kërkesa të jashtëzakonshme, por konfirmon se periudha e merkatos së janarit nuk sjell ato goditje. Roca kishte kontakte me Partizanin, por asgjë nuk është e zyrtarizuar. A do iki dhe ku? Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet lojtari se ai vendos. Menaxheri mungohet të negocioje sa më mirë kontratën dhe të tregojë planin e zhvillimit qe kanë. Unë mendoj që Luftëtari ka bërë sforco të madhe për t’i konfirmuar edhe këtë vit këto lojtarë. Por kur ezaurohet një cikël, kur lojtari e sheh, ndjehet më i uritur për të çuar karrierrën në etapë tjetër"-tha Marini.


/Ora News.tv/