Rrjedhja e gazit nga një fabrikë kimik ka vrarë 9 persona dhe 400 të tjerë janë shtruar në spital

Një rrjedhje gazi në fabrikën LG Polymers në jug të Indisë, ka vrarë të paktën nëntë njerëz dhe qindra të tjerë në spitale, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Rrjedhja e gazit kimik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, ku banorët që ndodheshin afër fabrikës ishin në gjumë, tha një zyrtar lokal në shtetin Andra Pradesh.

Gazi ka rrjedhur nga dy rezervuarë me 5000 ton që ishin të pambikëqyrur për shkak të bllokimit nga koronavirusi.

Pamjet në kanalet televizive indiane treguan se qindra gra dhe fëmijë ishin të shtrirë në rrugët e Visakhapatnam, një qytet industrial.

Swarupa Rani, një polic në Visakhapatnam, tha se të paktën nëntë njerëz kishin vdekur dhe rreth 300-400 ishin shtruar në spital. 1500 të tjerë ishin evakuuar, nga një fshat fqinj.

Por B K Naik, koordinator i spitaleve të rretheve, tha se të paktën 1.000 njerëz ishin dërguar në spitale të ndryshme dhe se kishte frikë se shumë të tjerë mund të ishin pa vetëdije në shtëpitë e tyre.

“Autoritetet po kontrollojnë (edhe në shtëpitë e banorëve). Ne po punojmë për t'i çuar njerëzit në spital. Ata kanë nevojë për oksigjenim dhe ajër të pastër", u shpreh ai.

EMISIONET