Rritja e rasteve me COVID-19 shtyn me 1 javë hapjen e transportit publik

Rritja e rasteve me COVID-19 shtyn me 1 javë hapjen e transportit publik

Shtyhet me një javë hapja e transportit publik. Vendimi u mor sot nga Komiteti teknik i ekspertëve për pandeminë.

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirusi situata është totalisht nën kontroll dhe nuk shikohet e nevojshme rikthimi i kufizimit të lëvizjes.

Rakacolli: Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i  Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u  rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet  me rrezikshmëri të lartë.

Ndoshta shtyrja me 1 javë e rifillimit të këtij transporti do të mund të përafrojë qëndrimet e qeverisë dhe operatorëve të transportit publik të cilët prej ditësh kanë protestuar kundër hapjes pa iu plotësuar më parë 4 kërkesat e tyre.

“Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimit nga protokolli i sigurisë. Heqja e arkcizës dhe taksave të karburantit siç është zbatuar edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSh-së në shitje nga 20 përqind në 0 përqind  për vitin 2020”  - ka kërkuar Unioni i Shoqatave të Transportit.


EMISIONET