Rriten eksportet shqiptare, koronavirusi godet shkëmbimet tregtare me Kinën

Rriten eksportet shqiptare, koronavirusi godet shkëmbimet tregtare me

Fillimi i këtij viti ka qenë pozitiv për eksportet duke shënuar një rritje prej 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur vlerën e 23 miliard lekëve.

Ndërsa importi i mallrave për të njëjtën periudhë është ulur me 0.7% krahasuaer me janarin e vitit të kaluar dhe me 24.8% krahasuar me një muaj më parë.

Spanja vazhdon të jetë surprizë duke qëndruar në krye të listës së vendeve që kërkojnë produkte shqiptare.

Një muaj më parë u bë e ditur se rritja e eksporteve drejt këtij shteti shkoi në 115%, ndërsa në janar u rrit sërish me 70%.

Sa i përket importeve, shqiptarët kanë preferuar më shumë mallra që vinë nga Greqia, duke shënuar një rritje me 20%.

Koronavirusi duket se ka dhënë impakt negativ edhe në shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kinës.

Sipas INSTAT, produktet "Made in Albania" drejt këtij shteti thuajse u përgjysmuan, duke rënë me 44.7%, ndërsa importet shënuan rënie me 10.5%.

Shkëmbimet tregtare me vende të BE zënë 75% të gjithë tregtisë me partnerë kryesorë tregtarë Italinë, Greqinë, Gjermaninë dhe Turqinë.


EMISIONET