Rënia e ministrit të tretë të Brendshëm, sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale të mazhorancës.

Nga Korça, Basha tha se lëvizja më e ashpër në atë që nuk do të jetë lojë shahu, është largimi i Edi Ramës.

Basha: "Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale. Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën".

Në Korçë, zt.Basha prezantoi platformën për çlirimin e zgjedhjeve, ekonomisë dhe dekriminalizimin e politikës.

Basha: Është e qartë për shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar se sa thellë ka futur rrënjët krimi i organizuar në qeverisjen e vendit. Se si Edi Rama përdori bandat dhe brutalitetin e tyre për të marrë dhe mbajtur pushtetin.

Për situatën në të cilën gjendet vendi, Basha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit katapultoi banditët nga burgje në poste deputeti dhe kryetar bashkish.

Basha: Edi Rama ka gjetur mënyra të tjera për t'i bërë bisht dekriminalizimit. E ka kthyer krimin e organizuar në një partner të drejtpërdrejt të politikanëve të karrierës.

Platforma e Partisë Demokratike, tha Basha, sapo të vihet në jetë do të ndryshojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.


/Ora News.tv/