Shtatëqind njerëz në një bllok pallatesh  u vendosën në karantinë pasi dy banore u testuan pozitivë ditën e enjte. Të premten u zbuluan edhe 120 persona të tjerë të infektuar.

Të shtunën rreth 200 persona qw u përpoqën të dilnin nga zona, u përleshur me policinë në qytetin gjerman Göttingen.

Banorët sulmuan policinë me fishekzjarre, shishe dhe shufra metalike, kanë thanë zyrtarët. Tetë policë u plagosën gjatë kësaj proteste dhe një i dyshuar u arrestua, pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Kushdo që teston negativ duhet t’i nënshtrohet sërish një testi tjetër. Nëse sërish dalin negativë, kanë të drejtën të largohen nga zona, por në kushte të caktuara siç është vendosja e maskës.

Zyrtarët lokal janë shprehur se kanë probleme me komunikimin me shumë prej banorëve që nuk e kuptojnë rëndësinë e kryerjes së një testi të dytë.


/Ora News.tv/