Rreth 10,000 njerëz marrin pjesë në funeralin e 4 të rinjve që vdiqën në aksident

Më shumë se 10,000 njerëz kanë marrë pjesë në funeralin për 4 djemtë që humbën jetën në një aksident, pasi makina e tyre u përplas me një pemë gjatë një një ndjekje policore.

Katër të rinjtë, Murtza Chaudhry dhe Arbaaz Hussain, të dy 21-vjeç, Zeeshan Khalid, 20 vjeç dhe Tayyab Siddique, 22 - vdiqën të enjten në Bradford.

Turma të mëdha u mblodhën sot më herët për funeralin në Shoqatën Manningham Mills në qytet ku u bënë lutje.

Incidenti i trafikut është nën hetim nga policia, e cila tha se BMW me të cilët ishin burrat po udhëtonte me shpejtësi.

Deputeti për Bradford East, Imran Hussain tha: "Unë i njihja të rinjtë dhe i njohim familjet e tyre. E gjithë komuniteti është absolutisht i tronditur dhe vazhdon të jetë i tronditur".


EMISIONET