Në zonën e infektimit me Covid-19 në vend përfshihet edhe Belshi.

Dy raste te reja me Covid-19 në qarkun e Elbasanit, duke shënuar për herë të parë raste në Belsh.

Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë, pasi kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty virusin. 

Ndërkohë ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. 

Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre.

Në total në rang qarku janë infektuar 24 individë, ndërkohë aktivë janë vetëm 4, 1 në Librazhd, 1 në Elbasan dhe 2 në Belsh.

/Ora News.tv/