Në turin e llogaridhënies kryetari i bashkisë së Tiranës Veliaj dhe Ministri i financave Ahmetaj garantuan banorët se investimet do të përqendrohen në periferi. Ahmetaj dhe Veliaj ishin në Berzhitë të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ministri i financave Arben Ahmetaj biseduan me banorët e Bërzxhitë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për ti prezantuar me projektet e planifikuara. Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohe është rikthyer vëmendja te zonat rurale, ndërsa vlerësoi reformën administrative-territoriale të qeverisë, e cila sipas tij, ka rritur mundësitë e investimeve në fshatra.

Erion Veliaj: "Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. 

Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet.”

Pas përfundimeve të projekteve strategjike pëe qytetin si sheshi skëndërbej, vijimi i projektit të Bulevardit dhe Pazarit të Ri, Veliaj tha se rradha e investimeve është e zonave rurale.

Erion Veliaj: “Në këto tre vite mbaruam punët e mëdha që nuk ishin bërë prej vitesh. Kishte mbetur sheshi, kishte ngecur pazari, kishte ngecur bulevardi, kishin ngecur shumë shkolla në Tiranë. Tiranën e kemi gjetur me shkolla me dy turne dhe një pjesë të madhe të shkollave e kemi shpëtuar nga dy turnet. Pra, për të gjitha këto arsye, them se jemi në një situatë kur ka ardhur radha e fshatit.

Ministri Ahmetaj tha se nga reformat të ndërmarra nga qeveria në këto pesë vite, është përmirësuar klima e biznesit.

Arben Ahmetaj: "Mos harroni se kur morëm detyrën në 2013, Shqipëria ishte në prag të falimentimit. Kur kemi thënë në 2013 se Shqipëria rrezikohet nga një krizë si kriza greke, e kushdo që e ka dëgjuar nga ju ka thënë: Po këta, çfarë po thonë?! E dini çfarë do të thotë? Do të thotë se nëse do të ishim pre e asaj krize, e cila fatmirësisht falë përgjegjshmërisë tonë nuk u bëmë, por përkundrazi e lamë pas, do të thotë se dikush që merrte 500 të vjetra, nëse do të kalonte vendin në krizë do të merrte 200 të vjetra."

Sipas kreut të financaeve kjo qeveri është votuar për të mbështetur të gjithë klasën e mesme dhe të gjithë qytetarët në nevojë.

/Ora News.tv/