Ronaldo "tripletë" me asist, Juventus thellon distancën me ndjekësit

Ronaldo "tripletë" me asist, Juventus thellon distancën me

Shtatë fitore në shtatë javë. Shifrat janë të çmendura por jo për kampionët në fuqi të Juventusit që janë në rrugën e duhur për të arritur te titulli i 8-të rrjesht në Seria A.

"Preja" e fundit e bardhezinjve ishte as më shumë dhe as më pak se nënkampionët e Italisë, Napoli, të cilët i mposhti me përmbysje 3 me 1.

Të udhëhequr nga një Cristiano Ronaldo i cili pavarësisht se nuk gjen rrugën e rrjetës shërben pafund për shokët e skuadrës, të besuarit e Massimiliano Allegrit përmbysën pa probleme golin e Mertens, me belgun i cili kishte shënuar që në minutën e 10-të.

Pasi bëri të flas me vete mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, portugezi shërbeu në zonë për Mario Mandzukic i cili kishte detyrën e thjeshtë ta shtynte drejt rrjetës sferën. Me nisjen e fraksionit të dytë, Ronaldo tenton të tunde rrjetën, por kundërpërgjigjja e Ospina ishte në nivelin e duhur.

Kolumbiani devijoi në mënyrë të gabuar topin e goditur nga 5 herë fituesi i "Topit të Artë", me sferën që përfundoi te Mandzukic i cili me portën e boshatisur kaloi në avantazh vendasit. Kartoni i kuq i marrë nga Mario Rui në minutën e 58-të, i dhuroi më shumë hapësirë "Zonjës së Vjetër", e cila gjeti edhe golin e sigurisë me anë të qendërmbrojtësit Bonucci.

Edhe në këtë rast njeriu asist ishte Ronaldo i cili nuk arriti të devijoi drejt rrjetës krosimin nga këndi të Dybalës. Pas kësaj fitoreje Juventus "fluturon" në krye të Seria A, pasi numëron plot 6 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, në kuotën e 15 pikëve.

EMISIONET