Cristiano Ronaldo është shumë pranë "divorcit" me Realin e Madridit. Portugezi pritet ti bashkohet kampionëve të Italisë, Juventus, ku ka dhe një marrëveshje paraprake me to.

Për këtë transferim Ronaldo i është dashur që të marrë disa këshilla përpara se të vendosë firmosi me bardhezinjtë.

"Sky Sport" raporton se CR7 ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e ri të Napolit, Carlo Ancelotti.

Sipas raportimeve, Ronaldo ka kërkuar nga Ancelotti, informacione për Serinë A, para se ta kompletojë transferimin në Juventus.

/Ora News.tv/