Ronaldo tek Juventus, ja kur portugezi mbërrin në Torino

Ronaldo tek Juventus, ja kur portugezi mbërrin në Torino

Ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldos tek Juventus. Zërat sa vijnë e shtohen më shumë për këtë transferim teksa mediat spanjolle dhe italiane e bëjnë të kryer këtë kalim të portugezit në Torino.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca” nga burimi pranë klubit madrilen, Jorge Mendes dhe Jose Agel Sanchez (krahu i djathtë i Perez) janë takuar mbrëmjen e djeshme dhe duket se marrëveshja është arritur.

Florentino pasi nuk i rinovoi kontratën portugezit tani dëshiron që ta shesë ku vlera në parim është 100 milionë euro. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane drejtuesit e Juventusit Beppe Marotta dhe Fabio Paratici janë gati të udhëtojnë për në Madrid.

Të dy do të fluturojnë në kryeqytetin spanjoll me një avion privat për të mbyllur marrëveshjen me Cristiano Ronaldo-n dhe Real Madrid.

Aventura e portugezit me Juventus pritet që të fillojë pas 2 ditësh ndërkohë pritet që në 7 korrik sulmuesi mund të zbresë në Kaselle për tu preznatuar.

EMISIONET