Çudirat e merkatos janë të shumta, por ka dhe nga ata operacione që ndodhin prej kohësh.

Një rast i tillë është edhe ai me Cristiano Ronaldon, i cili e ka menduar prej kohësh transferimin e tij te Juventusi. Kjo është pohuar nga vetë agjenti i futbollistit, Jorge Mendes, që në një intervistë të gjatë për spanjollen "Marca".

"Në janar, Cristiano më tha se dëshironte të luante me Juventusin. Në atë moment nuk mendova se një marrëveshje do të ishte e mundur dhe i thashë atij se do të ishte shumë e vështirë. Por asgjë nuk është e pamundur."-tregoi ai.

"Takimi i parë me Juventusin u zhvillua në Madrid, para ndeshjes mes Juves dhe Realit në prill. Pastaj pati më shumë kontakte në telefon dhe, pak a shumë, marrëveshja u bë e mundur dhe këto negociata zgjatën dy ose tre muaj ".-zbuloi Mendes, i cili zotëron dhe kartonin e mbrojtësit Matthijs de Ligt, që u shpall si zbulimi i vitit 2018.

Cristiano Ronaldo u transferua nga Reali i Madridit te Juventus për shifrën e 100 milion euro.

/Ora News.tv/