Ronaldo përmbys i vetëm Empolin, Juve vijon kryesimin në Seria A

Ronaldo përmbys i vetëm Empolin, Juve vijon kryesimin në Seria A

Juventusi është rikthyer tek fitorja në kampionat, falë edhe një superforme të yllit të saj, Cristiano Ronaldo.

Pas barazimit 1-1 ndaj Genovas në javën e shkuar, bardhezinjtë kanë mposhtur me përmbysje Empolin në transfertë 2-1. Goli i Caputo në minutën e 28-të zhbllokoi takimin, përpara se skenën ta merrte portugezi. Ronaldo shndërroi në gol një penallti për të vendosur baraspeshën, ndërkohë që 20 minuta përpara fundit një "perlë" e tij i dha fitoren kampionëve në fuqi.

Pas kësaj fitoreje Juventusi mban vendin e parë në kuotën e 28 pikëve, ndërkohë që Empoli qëndron në zonën e ftohtë me 6 pikë.

EMISIONET