Ronaldo "kontakte sekrete" me PSG

Ronaldo "kontakte sekrete" me PSG

Cristiano Ronaldo raportohet se ka mbajtur kontakte sekrete me klubin e Paris Saint- Germain. Sipas "DiarioGol" Ronaldo dëshiron që Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez t'ia rrisë pagën e tij dhe, nëse jo, ai do të largohet verën e ardhshme.

Problemi që po zbulohet është se presidenti Perez ka refuzuar pasi nuk do të rrisë pagën për një lojtar, që nuk luan më si më parë.

Në këtë situatë ylli portugez po shikon mundësinë për tu transferuar në Paris. Në këtë moment kontaktet janë shumë informale por CR7 i ka thënë tashmë agjentit të tij, Jorge Mendes, për të lëvizur dhe për të hetuar terrenin.

Mendes është takuar në mënyrë shumë diskrete, në një hotel në Madrid, me drejtues të klubit francez, për të testuar operacionin, shkruan "The Sun".

Tani për tani, e vetmja gjë që është bërë e qartë është se, nëse lojtari është i gatshëm të shkojë në Paris, ekipi parizien do të bëjë gjithçka është e mundur për të përmbushur dëshirat e tij.

Të realizojë një tjetër goditje "bombë" Parisi pas asaj të Neymar dhe Mbappe?! Të presim e të shohim në ditët në vijim...

EMISIONET