Tema e nxehtë për këtë verë ka emrin e Cristiano Ronaldos. Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" raportohet se do të transferohet tek skuadra e Juventus.

Ish- drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, është shprehur se ylli portugez ka nënshkruar tashmë me kampionët e Italisë.

Në një status në rrjetin social “Twitter” ai konfirmon se Cristiano do të mbërrijë në Torino shumë shpejt dhe se i ka kryer vizitat mjekësore në Gjermani.

“Ronaldo ka nënshkruar për Juventusin tashmë, madje ai ka bërë vizitat në Munchen të Gjermanisë,” shkruan italiani.

Ronaldo është një fiksim i tij në fakt, pasi ai ka tentuar ta sjellë në Torino 16 vite më parë, kur Ronaldo ishte vetëm 18 vjeç, por marrëveshja dështoi.

/Ora News.tv/