Ronaldo fiton admirimin e Messi: Ishte magjik!

Ronaldo fiton admirimin e Messi: Ishte magjik!

Tripleta e Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madrid i mahniti të gjithë, sidomos tifozët e skuadrës torineze, Juventus. Por, forma e treguar nga Luzitani ka tërhequr vëmendjen edhe të rivalitet të tij kryesor, Lionel Messi. "Pleshti" argjentinas e ka cilësuar paraqitjen e Ronaldos si magjike.

Kush më bëri përshtypje? Deri tani kanë ndodhur shumë gjëra por ajo që bëri Cristiano te Juventus ishte një surprizë e madhe. Unë prisja një Atletico tjetër. Juventusi ka shumë potencial. Ata patën një natë magjike me këto tre gola. Tani të gjitha ekipet janë të forta. Unë nuk mund të zgjidhja një kundërshtar."-komentoi Messi për faqen zyrtare të FIFA-s.

Paraqitjes së Cristiano Ronaldos ndaj Atleticos së Madridit, Messi iu përgjigj me dy gola dhe dy asiste, në fitoren 5-1 që Barcelona arriti ndaj Olympique Lyonnais.

EMISIONET