Ronaldo "ëngjëll mbrojtës" për Higuain, argjentinasi humbet Lazion

Ronaldo "ëngjëll mbrojtës" për Higuain,

Dy ndeshje pezullim dhe paralajmërim.

Është kjo masa e marrë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane për sulmuesin e Milanit, Gonzalo Higuain. Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes me Juventusin, ndërkohë që revolta e tij ndaj gjyqtarit Paolo Mazzoleni i ka kushtuar shtrenjtë.

Higuain u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj një futbollisti bardhezi, vendim që nuk u prit aspak mirë, gjë që revoltoi argjentinasin. Sulmuesi iu drejtua gjyqtarit Mazzoleni me tone të larta, çka solli edhe akordimin e një tjetër kartoni të verdhë dhe më pas të kuq.

Ajo që shpëtoi Higuain nga një dënim më i rëndë ishin pamjet filmike, ndërkohë që për të përforcuar "shpatullat" e argjentinasit mendoi dhe ylli i Juventusit, Critiano Ronaldo, i cili pohoi se Higuain nuk kishte përdorur fjalor fyes ndaj Mazzolenit.

Mësohet se fjalët e Higuain drejtuar Mazzolenit ishin pak a shumë këto: "Ti gjithmonë fërshëllën kunder meje!"

Pas këtij vendimi Higuain humbet duelet me Lazion dhe Parmën. 

EMISIONET