Ronald Koeman "hap barkun", ja pse refuzova Barcelonën

Ronald Koeman "hap barkun", ja pse refuzova Barcelonën

Në vitin 1993 ishte njeriu që i dha trofeun e parë Barcelonës me golin e tij, Ronald Koeman është rikthyer të flasë për ekipin katalanas në ceremoninë e hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve në kryeqytetin e Holandës. Ish mbrojtësi legjendar i Holandës komentoi zërat për ofertën e drejtuesve të Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes, duke dhënë arsyen se përse e refuzoi atë.

“Po, ata më thirrën disa javë më parë. Unë i thashë jo Barcelonës, sepse isha i angazhuar në ekipin kombëtar. Nuk ishte koha e duhur”.

Ish-futbollisti i “blaugranave” konfirmoi që klubi i Barcelonës e kontaktoi atë përpara se t’i thoshte lamtumirë Valverdes. Më shprehjen “nuk ishte koha”, Koamen lë të kuptohet që dera mund të mbetet e hapur gjatë verës së ardhshme verën, pasi ai ka në kontratën e tij një klauzolë çlirimi për të stërvitur Barçën pas Kampionatit Europian.

EMISIONET