Romeo Veshaj është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “ThumbOn” në TV Ora ku ka folur për ndarjen me Jonidën dhe për profesionin e tij.

Në fund të emisionin ai dëshiroi të jepte një mesazh për publikun duke treguar një histori personale prekëse.

Unë dua të jap një mesazh, ka ndodhur një histori. Isha në një tabakino, shkova për të blerë cigare edhe djali që e shiste më tha “a mund ta paguaj unë këtë cigaren tënde”? Unë i thashë jo edhe ai më tha që “ti je arsyeja që unë qesh sepse mamaja ime është me sëmundje të keqe”. Dhe realisht kjo gjë më bëri mua njeriun më të lumtur në botë. Kjo është gjëja më e bukur që mund të më ndodhë mua, domethënë unë për këtë gjë luftoj”, shprehet Romeo Veshaj.

/Ora News.tv/