Dy emra të rinj në radarët e Romës.

Skuadra e kryeqytetit italian ka humbur shumë nga lojtarët që mbyllën sezonin e fundit dhe në ditët e fundit të merkatos kërkon të jetë sa më e plotësuar për sezonin e ri. Për këtë, drejtuesit kryeqytetas kanë identifikuar emra si Leo Pereira për mbrojtjen dhe Dries Mertens.

Belgu i Napolit shihet si pasuesi ideal i Edin Dzeko nëse ai largohet drejt Interit, teksa për 23 vjeçarin Pereira, Roma duhet të bind Athletico Peranaense për ta lënë të lirë. Ky do të ishte një nënshkrim i mirë për Romën, me Fonseca që do të kishte një tjetër alternativë për prapavijën .

Ndërkohë 32 vjeçari Mertens do të ishte padyshim goditje e verdhekuqve në këtë merkato vere. Kujtojmë që merkato në Seria A mbyllet më 18 gusht, atëherë kur nis edhe kampionati i ri.

/Ora News.tv/