Roma "skuq" 'Olimpicon', fiton derbin dhe ngjitet i 5-ti

Roma fiton derbin e kryeqytetit. Pasditën e sotme verdhekuqtë mposhtën me rezultatin e thellë 3-1 Lazion, me të besuarit e Eusebio di Francesco që dominuan totalisht mbi kundërshtarin.

Lorenzo Pellegrini zhbllokoi shifrat në limitet e pjesës së parë, ndërkohë që Kolarov e Fazio vulosën rezultatin përfundimtar në 3-1. Rrjeta e Ciro Immobile në minutën e 67-të vendosi barazimin momental 1-1.

Me këtë fitore Roma ngjitët në vendin e 5-të në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Lazio qëndron një shkallë më lart, me 12 pikë të grumbulluara.

EMISIONET