Roma mendon për të ardhmen, zgjatje kontrate dhe rol drejtues për 33 vjeçarin

Roma mendon për të ardhmen, zgjatje kontrate dhe rol drejtues për

Sezoni i ri sapo ka nisur, por Roma po mendon për të ardhmen. Ekipi kryeqytetas nuk po kalon një moment të mirë në javët e para të sezonit 2019-2020, por kjo nuk e pengon për t'i ofruar kontratë të re një prej futbollistëve më të mirë të saj.

Bëhet fjalë për mbrojtësin serb, Aleksandar Kolarov, me "Corriere della Sera" që shkruan se verdhekuqtë janë të gatshëm për t'i propozuar një kontratë të re. Lojtari i krahut të majtë mbush 34 vjeç në verën e ardhshme, atëherë kur i skadon edhe kontrata në kryeqytet.

E për të mos humbur cilësitë e një prej futbollistëve më të mirë në Seria A për pozicionin e tij, Roma mendon ta "blindojë". Besohet se planet e drejtuesve romanistë janë që kontrata e re e Kolarov të skadojë në qershor të vitit 2021, me mundësi për zgjatjen me një tjetër sezon.

Por jo vetëm kaq. Kolarov do të ketë një ofertë tunduese për të marrë një rol drejtues në klub, pasi të dalë në pension. Serbi u bashkua me Romën në verën e vitit 2017 nga Manchester City për 5 milionë euro.

EMISIONET