Roma i falet Fazio-s, verdhekuqtë me hap kryesuesi

Roma i falet Fazio-s, verdhekuqtë me hap kryesuesi

Një gol i shënuar nga argjentinasi Fazio dy  minuta nga fundi i ka mjaftuar Romës për të marrë 3 pikë të vlefshme përballë Cagliarit.

Kryeqytetasit zhvilluan një lojë të vakët, me pak raste shënimi ku shpesh rrëzikuan të pësojnë, por lojtarët miq ishin të pasaktë në momentet e fundit.

Djemtë e drejtuar nga Di Francesko kishin mundësi për të vendosur drejtimin e takimit që në minutën e 53-të përmes një penallti të fituar nga boshnjaku Dzeko. Nga pika e bardhë u nis Diego Perroti, me argjentinasin që goditi shumë keq, me topin që u ndal Cragno në dy kohë.

Me këtë fitore Roma qëndron në vendin e 4-ët në kuotën e 38 pikëve aq sa Juventusi që ka një ndeshje më pak, ndërsa Cagliari mban vendin e 14-të me 17 pikë.




EMISIONET