Rojet bregdetare turke shpëtojnë 125 emigrantë në brigjet e Egjeut

Rojet bregdetare turke shpëtojnë 125 emigrantë në brigjet e

Ekipet e rojeve bregdetare turke kanë mundur të shpëtojnë 125 anë brigjet turke të Egjeut.

Rojet bregdetare shpëtuan grupin e njerëzve të cilët ishin në gomone dhe ishin drejtuar në ujërat territoriale turke nga Garda Bregdetare Greke.

Grupi përfshinte 73 afganë, 30 kongolezë, 13 afrikanë qendrorë, pesë somalezë, tre sirianë dhe një kangolan, shkruan Anadoly Agency.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për emigrantët që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Në fund të muajit të kaluar, Turqia njoftoi se më nuk do t'i ndalonte ata të arrijnë në Evropë përmes rrugës tokësore, përderisa ndaloi kalimin me anije dhe e cilësoi si shumë të rrezikshëm.

Në Turqi ndodhen mbi 3,7 milionë sirianë, duke u bërë kështu shteti që strehon më shumë refugjatë në botë.

EMISIONET