Robert Berisha për portalet: Vetëm vdekja më ndan nga Nora

Robert Berisha për portalet: Vetëm vdekja më ndan nga Nora

Kemi lexuar artikujt të ndryshëm për Robert Berishën dhe Nora Istrefin. Dasma e tyre bëri bujë të madhe duke u komentuar si përrallore dhe magjike, por askujt nuk ia merrte mendja se do ekzistonin fjalë për një tradhëti mes çiftit.

I pyetur në 'Why Not' nga Roza Lati, ai foli për portalet përsëri duke i dhënë fund fjalëve për një krizë të mundshme.

Pjesë nga biseda

Robert Berisha: Thashethemet që unë e kam tradhëtuar Norën kanë qenë të shumta, se di pse e bëjnë dhe zgjasin shumë. Për disa artistë, për disa nga estrada merren me ta për 1-2 javë. Me 5-6 muaj kanë zgjatur ato shkrime dhe janë shumë të këqija se mbeten në internet, nesër rritet Renne dhe i lexon. Është diçka shumë e keqe ajo. Është dhe vend i vogël por te ne nuk ka ligj. Në Amerikë kanë gënjyer një portal që gruaja e Tom Cruisë përdor heroinë dhe i ka fituar 30 milionë dollarë, ne nuk fitojmë asgjë. Kur do ndahemi, unë do jem i pari që do e bëj një live në Instagram që them s'jam i pari, as i fundit.

Roza Lati: Ke në plan të ndahesh?

Robert Berisha: Vetëm vdekja më ndan nga Nora Istrefi.

EMISIONET