Gjatë një interviste Robert Berisha është shprehur se nuk nuk e ka në plan të martohet sërish.

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmend të bëhem sërish. Nëse nuk do te kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, u shpreh Roberti.

Gjatë një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Dirë e Re” në TV Ora, Roberti ka shpjeguar këtë deklaratë dhe shprehet se portalet i deformojnë dhe keqkuptojnë gjithmonë intervistat e tij.

Robert Berisha: I kishin ndryshuar titujt, është mjeshtëri e portaleve, por kur futesh në lajm nuk ka asnjë gjë të keqe. 

Arjola Shehu: T’i ke thënë se nuk ke në plane të afërta një martesë, a do të thotë kjo se nuk do doje fëmije të tjerë përveç Reneesë?

Robert Berisha: Nuk i dihet, kurrë mos thuaj kurrë, unë fëmijët i kam shumë qejf, por Renee m’i plotëson të gjitha. Nuk e besoj sepse nuk kam dhe moshën, jam 42 vjeç dhe jam i kënaqur me Reneen. Prap po them që nuk i dihet jetës, por për momentin nuk është në plan.

/Ora News.tv/