Rindërtimi pas tërmetit, sherr në Vorë për planin urbanistik

Rindërtimi pas tërmetit, sherr në Vorë për planin

Me tone të larta është shoqëruar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vorës, ku është diskutuar për planin urbanistik pas tërmetit.

Anëtarë të këshillit kanë hedhur akuza se në këtë plan janë ndërruar njollat e ndërtimit të pallateve, gjë që ka shkaktuar kaos dhe paqartësi tek banorët.

Po ashtu Bashkia e Vorës akuzohet se po bën dëgjesat publike 3 muaj pasi e ka miratuar këtë plan urbanistik.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme e deleguara e zonës, ministrja Belinda Balluku, por të pranishëm ishin kryetari në detyrë Hekuran Ibrahimi dhe zv.kryetarja Laureta Omeri.

Nesër pritet të mbahet një protestë para bashkisë së Vorës në orën 9 ku kundërshtohet plani urbanistik.

EMISIONET